Viti 2023 për botën e modës do të jetë një kujtim për ikonën e stilit Karl Lagerfeld.
Duke u nisur nga fakti që vetë ngjarja më e rëndësishme e modës “Met Gala” do të jetë një shfaqje për nder të punës së tij, flet shumë për impaktin që Lagerfeld kishte në modë.
Arti i tij shumëdimensional dhe bashkëpunimi që pati me shumë emra të rëndësishëm në industri ka bërë që ANNA WINTOUR, drejtoresha e revistës “Vogue”, t’i mbledhë 9 disenjatorët më të rëndësishëm të momentit për të krijuar një koleksion mbi veprat e Karl Lagerfeld.
Ky fotosesion u realizua për kopertinën e ardhshme të revistës dhe për ta paraprirë tapetin e kush të “Met Galas”.
9 stilistët që riinterpretuan trashëgiminë e modës të Karl Lagerfeld kishin për detyrë të krijonin nga një veshje që ua kujton disenjatorin. Secili prej tyre kishte zgjedhur nga një detaj specifik për ta fokusuar krijimin.
Disa nga këta disenjatorë për revistën “Vogue” e përshkruan veshjen që kishin krijuar kështu:
Pierpaolo Piccioli, Valentino” “Pamja që krijova është një kazan i fjalëve të tij, modernitetit dhe mprehtësisë së vështrimit të tij”.
Thom Browne: “Më pëlqeu përdorimi i formave në shpatulla me përmasa unike, ndoshta avangarde për shumë njerëz, kështu që doja të luaja me atë ide dhe me trillimet e shtëpisë së Chanel”.
Donatella Versace: “Na pëlqente stili I tij rebel, që çdoherë e shndërronte të pamundurën në diçka të mundur, ai i dha shumë vlera figurës së femrës dhe këtë e interpretova”.
John Galliano, Maison Margiela: “Unë u fokusova në obsesionin e tij me linjën gjatë qëndrimit të tij në Patou. Pikat polka janë prerje, elipse që ne i projektuam ato në pamje”.