EXPRESS

“Zanë Xhuli & Friends” për muzikën si gjuhë e përbashkët

Rock n’rolli si bazë dhe saksofoni kanë qenë një lloj konstanteje në mbrëmjen muzikore me personazhe kryesore Zanë Xhulin shoqëruar prej komunitetit “Giga Gagi” në “Project Space 17”. Në hapësirën krejt afër me publikun saksofonistja ka mirëpritur në skenë miqtë e saj muzikantë në “jam sassion” dhe muzika ka qenë komunikimi i tyre për nja tri orë, të enjten e kaluar. Xhuli qe e vetmja e cila krejt kohën sa zgjati koncerti bashkë me saksofonin e saj nuk u ndërrua me askënd. Të tjerët ndërroheshin dhe ajo mbetej nikoqirja.

“Këtu erdhën edhe disa njerëz që zakonisht nuk më ka rënë të bëj shumë ‘jam’ me ta. Ajo ke goxha sfidë. Me të tjerët jemi mësuar. Me të rinjtë ke goxha sfidë, sepse gjithë kohën duhej t’i shihje, të jesh gati për atë se çfarë po ndodh. Është pak e frikshme, por është në të njëjtën kohë një sfidë e bukur, që në fund të ditës të bën të shohësh një lloj komunikimi që zakonisht nuk mund të bëhet me fjalë ose me plan, por vetëm rrjedh natyrshëm” tha Xhuli.

Mënyra e ndërrimit mes rolit të interpretuesit dhe publikut qe interesante edhe për të tjerët. Kapërcimi nga një instrument në tjetrin nuk ishte edhe aq sfidues.

“Ideja ka qenë qysh nga fillimi me u ndërru. Edhe në garazh kur jemi ndërrohemi tërë kohën. Kështu që për ne ka qenë e rëndësishme me u mbledhë edhe me e tregu anën tonë të muzikës. Mendoj se për një artist është shumë e rëndësishme për t’u zhvilluar që të mbledhësh me njerëzit edhe të improvizosh me ta gjithë kohën. Edhe mes vete ndërrohemi. Kur dikush lodhet me tupana, vjen tjetri”, deklaroi Orges Kurtaj.

Ndonëse gjashtë ushtrimeve, “Giga Gagi”’ këtë mënyrë të interpretimit e praktikon shpesh, para publikut ishte diçka e re.

“Ke prej eksperiencave më të mira që i kam pasur. Kam pasur edhe koncerte të tjera me bendin ‘Teli i kput’, por ato janë më ndryshe sepse janë vetjake. Jemi duke e reprezantuar bendin dhe veten. Kjo sonte ke vetëm të ulesh dhe të mundohesh të përshtatesh me të tjerët. Këtë gjë e bëjmë gjithë kohën, por pa shikues të tjerë. Pa sy që muzikën e shohin më ndryshe sesa që e shohim ne”, deklaroi Valon Kadriu.

Koncerti i “Zanë Xhuli and Friends” ka ardhur si dëshmi e komunikimit midis instrumentistëve e publikun me gjuhën e përbashkët të muzikës.