EXPRESS

Këngëtarja rumune e cila po këndon në gjuhën shqipe

Andreea Vilcan është vajza nga Rumania e cila pushtoi rrjetet sociale duke kënduar në gjuhën shqipe. Ajo në një intervistë për emisionin "Express" tregon se çfarë e bëri  të këndoj shqip dhe ta vizitojë Kosovën. 

"Kam dëgjuar për vendin tuaj që kur kam qenë e vogël, por zbulova më shumë së voni sepse njoftova një person që është shumë special për mua, ajo është motra ime e shpirtit, pra për shkak të lidhjes sonë isha shumë kureshtare për vendin tuaj, kulturën, traditat, stilin e gjithçka dhe rashë në dashuri sepse e shoh se jemi shumë të ngjashëm", tha Vilcan.

Ndër të tjera, këngëtarja rumune tregoi tre ka në plan të vizitojë edhe qytete tjera të Kosovës si dhe i paralajmëroi disa bashkëpunime me artistë dhe producentë vendorë.