Sonte në “Express” ju sjellim material nga skena e kulturës në vend. Pas Tiranës, forumi i shkrimtarëve shqiptarë është prezantuar edhe në Prishtinë si skenë unifikuese mbarëkombëtare e letërsisë shqipe. Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë synon që tregu i librit shqiptar të ketë zero taksë, si dhe të ketë ligj të përafërt për librin. Më 6 shkurt, “Forum 26” u zyrtarizua si institucion i ri i krijuesve shqiptarë me një ceremoni në një librari në Tiranë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu nuk mungojnë ngjarje kulturore nga bota. Një ekspozitë e rrallë me vepra të Lucien Freud, është hapur në Londër. Artisti konsiderohet si një nga piktorët më të mëdhenj të portreteve të shekullit të 20-të, por vizatimet e tij janë më pak të njohura për publikun.
E nga skena e showbizit ju sjellim materiale që në fokus kanë yje si, Bebe Rexha, Dua Lipa, Blake Lively dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!