Sonte në “Express” sjellim materiale nga skena e artit dhe kulturës në vend dhe botë. Filharmonia e Kosovës në koncertin e parë për sivjet u ka dhënë përgjigje të fuqishme veprave të repertorit botëror sikurse edhe ndërthurjes me trashëgiminë muzikore shqiptare. Poema simfonike “Skënderbeu” e Fahri Beqirit ka qenë homazhi për të në 90-vjetorin e lindjes. Kapitull unik ka qenë edhe performanca e solistes franceze Iris Daveiro në flaut me “Koncertin për flaut dhe orkestër” të Jacques Ibert.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç tjerash do të sjellim një material nga Festivali i filmit Sundance, atje ku filmi “Shame and Money” e shënoi premierën botërore dhe duke prerë shiritin e rrugëtimit të rrëfimit të tij. Filmi i gjatë artistik nën regji e me skenar të Visar Morinës ka ndezur ekranin e festivalit paraditen e së dielës dhe shpalos një temë të ndjeshme nga Kosova.
Nuk mungojnë as të rejat e fundit nga showbizi, me protagonistë yje si Harry Syles, Amber Heard dhe Jason Statham.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!