Diella Valla është një artiste në ngritje, e cila eksploron universin e ngjyrave në kërkim të identitetit artistik.
Ajo është e pasionuar në art dhe ilustrime që përqendrohen në temat abstrakte, të modës dhe natyrës. Pikturat e reja i ka përmbledhur në ekspozitën personale të titulluar “Artiste në ngritje”.
Diella pëlqen të eksplorojë piktorë, teknika të reja dhe të zhvillojë njohuritë e saj brenda artit.
Në pikturat e saj shpesh herë zënë vend notarët, që i pasqyron të zhytur në kaltërsinë e ujit.
Arti dhe piktura janë në gjakun e Diellës pasiqë jo vetëm prindërit e saj, por edhe gjyshi i saj Esat Valla është një piktor i njohur akademik në Kosovë. Ajo është fituese e çmimeve në gara kombëtare e ndërkombëtare të arteve.