Botimet “KOHA” me ofertë për diasporën
Tradicionalisht, si çdo vit, Botimet KOHA ua ofron bashkatdhetarëve të gjitha botimet e veta me çmimet e Panairit.
Në ofertën e “KOHËS” janë gjithsej 32 tituj të botuar midis dy panaireve të fundit që ofrohen me zbritje deri në 80%. Krahas librave, këtë verë bashkatdhetarët mund të vizitojnë edhe një ambient unik të leximit në kafe-librarinë “KOHA” që gjendet shumë pranë sheshit kryesor.
Në një ambient të veçantë në rrugën Sulejman Vokshi, prapa Ministrisë së Kulturës për lexuesit vendorë dhe bashkatdhetarët ofrohen libra që shpalosin histori e rrëfime të jashtëzakonshme që prekin periudha të ndryshme historike. Lexuesit nga diaspora u janë përgjigjur me interesim ofertës së grupit “KOHA” që ka filluar më 03 gusht.
Në ofertën e botimeve “KOHA” përfshihen veprat e autorëve me nam, që llogariten si librat më të kërkuar në vend. Kjo si dhuratë dhe vazhdim i traditës me lexuesit shqiptarë që jetojnë jashtë Kosovës.
Oferta me zbritje e botimeve “KOHA” do të vazhdojë deri më 3 shtator.