Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me Ilir Muharremin, autor i librit “Arti Konceptual në Kosovë”. Monografia përmban studime rasti dhe analiza të detajuara të veprave artistike, të cilat evidentojnë evolucionin dhe dinamikat e praktikave artistike në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu ju sjellim një ngjarje kulturore nga bota. Një ekspozitë e rrallë me vepra të Lucien Freud, është hapur në Londër. Artisti konsiderohet si një nga piktorët më të mëdhenj të portreteve të shekullit të 20-të, por vizatimet e tij janë më pak të njohura për publikun.
E nga skena e showbizit ju sjellim materiale që në fokus kanë yje si, Britney Spears, James Van Der Beek dhe Raye.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!