Euro 2024

Zvicra sërish pa Xhakën në stërvitje

Granit Xhaka

Edhe të mërkurën kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka stërvitur i vetëm. Ai ka pasur telashe me muskujt e kofshës javën e kaluar, por një kontrollim i detajuar ka treguar që Xhaka nuk ka lëndim.

Megjithatë të martën e të mërkurën mesfushori ka bërë stërvitje individuale.

Të mërkurën stërvitje individuale bëri edhe Ruben Vargas.

Xhaka pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen çerekfinale të Euro 2024 ndaj Anglisë, që zhvillohet të shtunën.