Zvicra mund të bëj historinë në çerekfinale të “Euro 2024” ndaj Anglisë dhe të avancojë në gjysmëfinale të garës.
Zvicra në të kaluarën ka arritur fitore të mëdha ndaj shteteve që vlerësohen superfuqi botërore.
Në Kampionatin Evropian e Botëror, Zvicra ka shënuar gjashtë fitore ndaj shteteve që të paktën e kanë të fituar një herë Kupën e Botës.
Suksesi ndaj Italisë në një të tetën e finales, ishte njëri prej më të mëdhave.
Në vitin 1938, Zvicra fitoi 4:2 kundër Gjermanisë në raundin e një të tetës së finales.
Në Kupën e Botës 1954, Zvicra kishte regjistruar dy fitore ndaj Italisë.
Në Kupën e Botës 2010, Zvicra e kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Spanjës 1:0. Spanja në fund triumfoi në atë Botëror, kurse Zvicra u eliminua nga faza grupore.
Në “Euro 2020”, Zvicra e kishte eliminuar Francën në penallti, në një të tetën e finales. Portieri Yann Sommer kishte bërë mrekullinë me pritje.
Dhe fitorja e fundit ndaj një përfaqësueseje të madh ishte ajo ndaj Italisë, 2:0.