Euro 2024

Ylli i Holandës mbetet jashtë Evropianit

Frenkie de Jong

Foto: Associated Press

Frenkie de Jong është përfundimisht jashtë Euro 2024 për shkak të gjendjes së tij fizike, është raportuar të hënën mbrëma.

De Jong  do të kthehet te Barcelona menjëherë. Te Holanda e kanë pritur De Jongun, me shpresë se ai do të shërohet. Por kjo nuk është e mundur. 

Raportohet se De Jong është shumë i dëshpëruar që nuk do të mund ta ndihmojë Holandën në Evropianin në Gjermani.