Xherdan Shaqiri do ta nisë nga banka rezervë, ashtu siç u raportua më herët. Në bankë është edhe shqiptari tjetër Ardon Jashari.

(13:39) - Xherdan Shaqiri do ta nisë nga banka rezervë ndeshjen kundër Hungarisë të shtunën në “Euro 2024”.
Mediumi zviceran “Blick” raporton se trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, do ta lë në bankë Shaqirin për ndeshjen që nis nga ora 15:00.
Yakin e Shaqiri kanë pasur përplasje në deklarata kohëve të fundit.
Granit Xhaka do të jetë i padiskutueshëm në formacion.
Formacioni zyrtar pritet të publikohet në orën 14:00.
Zvicra e Hungaria janë në grup edhe me Gjermaninë që dje mposhti bindshëm 5:1 Skocinë.