Sllovakia humbi mundësinë për të siguruar kalimin në raundin nokaut të Evropianit “Gjermania 2024”. Ukraina të premten ka arritur fitore të rëndësishme me rezultat 2:1, ndaj Sllovakisë në kuadër të grupit E. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf.
Pjesën e parë, Sllovakia e mbylli me epërsi 1:0.
Në minutën e 17-të, sulmuesi i krahut Ivan Schranz e shënoi golin e epërsisë për Sllovakinë. Pjesën e dytë, Ukraina e filloi më mirë ndeshjen. Mesfushori Mykola Shaparenko pas asistimit të Oleksandr Zinchenkos në minutën e 54-të e barazoi rezultatin në 1:1. Sllovakia tentoi t’i në disa raste ta shënoj golin e dytë, por Ukraina ishte më efikase para portës. Në minutën e 80-të Roman Yaremchuk e përmbysi rezultatin në 2:1, dhe ia siguroi fitoren e parë në “Euro 2024”, Ukrainës.
Sllovakët kishin edhe disa raste të mira shënimi në fund të takimit, por që nuk arritën t'i konkretizojnë në gol.
Në ndeshjen e parë të grupit E, Sllovakia fitoi ndaj Belgjikës, ndërsa Ukraina u mposht nga Rumania.
Ukraina me fitore renditet në vendin e dytë me tre pikë. Me pikë të njëjta është edhe Sllovakia që renditet në pozitën e tretë.

Ukraina përmbys rezultatin
Ukraina e ka përmbysur rezultatin në 2:1, ndaj Sllovakisë.
Golin e shënoi Roman Yaremchuk në minutën e 80-të.
VIDEO:
2-1 Ukraine.
— Football Report (@FootballReprt) June 21, 2024
YAREMCHUK WITH A WONDERFUL GOAL !!!!!!!!!!!!!!!!! THAT IS A MASSIVE GOAL FOR UKRAINE !!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/VFjxXmohQh
Barazon Ukraina
Ukraina e ka barazuar rezultatin ndaj Sllovakisë.
Shënoi Mykola Shaparenko në minutën e 54-t, me asistim të Oleksandr Zinchenkos.
VIDEO:
1-1 Ukraine.
— Football Report (@FootballReprt) June 21, 2024
SHAPARENKO HAS EQUALIZED !!!!!!!!!!!! GREAT ASSIST BY ZINCHENKO !!!!!!!!!!!pic.twitter.com/rYEzT6VGPB
Përfundon pjesa e parë, Sllovakia në epërsi
Sllovakia e mbyllur pjesën e parë me rezultat 1:0, ndaj Ukrainës.
Golin për Sllovakinë e realizoi sulmuesi i krahut Ivan Schranz në minutën e 17-të të ndeshjes.
Sllovakia kalon në epërsi
Sulmuesi Ivan Schranz e ka kaluar në epërsi 1:0, Sllovakinë ndaj Ukrainës.
Schranz realizoi gol në minutën e 17-të të ndeshjes.
Nice one Slovakia ... https://t.co/dBkwcTp7WH