Kur trajneri Willy Sagnol doli në konferencën zyrtare për shtyp pas fitores 2:0 kundër Portugalisë, një përfaqësues i medias filloi të thërriste emrin e tij. Suksesi historik i Gjeorgjisë në debutimin në Kampionatin Evropian preku të gjithë rreth ekipit gjeorgjian, shkruan “SRF”.
“Është dita më e lumtur në jetën time”, tha Khvicha Kvaratskhelia, i cili e çoi skuadrën e tij në avantazh të mërkurën dhe u nderua si lojtari i ndeshjes. Euforia nuk kishte kufi, jo vetëm mes tifozëve që ishin të pranishëm në “Gelsenkirchen”, por edhe në shtëpitë e çdo gjeorgjiani. Në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë, njerëzit festuan, kërcyen në rrugë dhe ndezën fishekzjarrë.
Kualifikimi përmes Ligës së Kombeve
Futbollistët nga rajoni i Kaukazit kaluan në skenën e madhe përmes Ligës së Kombeve. Si fitues të grupit në Ligën C, ata siguruan një vend në plejof. Eliminuan Luksemburgun, ndërsa më pas edhe Greqinë pas ekzekutimit të penalltive.
Në pjesëmarrjen e parë, pika e parë e fituar ndaj Çekisë (1:1) rriti motivin për fitore në ndeshjen ndaj Portugalisë. Sikur të mos mjaftonte kualifikimi në një të tetën e finales, golashënuesi më i suksesshëm pas fazës së grupeve është gjeorgjiani Georges Mikautadze. Sulmuesi, i cili u lind në Lyon dhe ka luajtur për Metzin e rënë nga Ligue 1, ishte i vetmi që shënoi tre gola.
Premtimi i Sagnolit kundër Spanjës në 1/8 e finales
Sagnol është arkitekti i suksesit. Dikur mbrojtës për shumë vite dhe gjithashtu trajner i përkohshëm në Bayern Muenchen për dhjetë ditë, ai ka qenë në shërbim të gjeorgjianëve për gati tre vjet e gjysmë.
Francezi nuk e mbante mend fjalën e tij para ndeshjes kundër Portugalisë. Edhe fitorja me të gjitha efektet anësore e mërziti .
“Por, mendoj se thashë: ‘luani futbollin tuaj, qëndroni të disiplinuar’. Ata e zbatuan atë në mënyrë të shkëlqyer”.
Sagnol dhe ekipi tij duan të ndjekin të njëjtin model në ndeshjen e një të tetës së finales kundër Spanjës të dielën.
“Ne do të luftojmë deri në minutë ne fundit”, tha 47-vjeçari.