Portugalia dhe Franca takohen sot (5 korrik) me fillim prej orës 21:00 në çerekfinale të “Euro 2024”.
- Kjo do të jetë përballja e pestë mes Portugalisë dhe Francës në Kampionatin Evropian. Portugalia ishte e pamposhtur në dy ndeshjet e fundit (fitoi 1:0 në finalen e vitit 2016, dhe barazoi 2:2 në Euro 2020, në fazën grupore). Franca i ka fituar dy ndeshjet e para dhe në të dyja rastet e ka fituar Evropianin në fund (3:2 fitoi në vitin 1984, dhe 2:1 në vitin 2000).
- Franca e ka humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit kundër Portugalisë (11 fitore, 2 barazime). Por humbja e vetme nga këto ndeshje ishte në finale të vitit 2016 në Stade de France (1:0).
- Kjo do të jetë hera e shtatë që Portugalia paraqitet në çerekfinale të Kampionatit Evropian, më shumë se çdo skuadër tjetër që kur ky raund nisi së zbatuari në vitin 1996. Ata kanë avancuar në katër nga gjashtë rastet e fundit. Kanë dështuar ndaj Republikës së Çekisë në vitin 1996 dhe Gjermanisë në vitin 2008.
- Franca po shikon mundësinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale për herën e katërt në pesë turnetë e fundit madhorë. Një gjë të tillë e ka arritur në “Euro 2016” dhe “Euro 2018”, dhe në Kupën e Botës 2022. Të gjitha ekipet që e kanë eliminuar Francën në çerekfinale kanë fituar trofeun në fund (Italia në vitin 1938 e fitoi Kupën e Botës, Greqia triumfoi në Evropianin e vitit 2004, Spanja në “Euro 2012” dhe Gjermania në Kupën e Botës 2014).