Supertalenti Lamine Yamal ka shënuar supergol për ta udhëhequr Spanjën drejt finales në Euro 2024. Të martën mbrëma në Munih, Spanja fitoi 2:1 ndaj Francës në gjysmëfinalen e parë të Evropianit në Gjermani.
Yamali shënoi supergol me goditje nga distanca në minutën e 21-të të ndeshjes. Portieri cilësor i Francës, Mike Maignan, u zgjat por ishte pa gjasa pas goditjes mjeshtërore të supertalentit të Spanjës.
Yamali ka thyer rekordin e radhës dhe me gjasë kryesorin sa i takon Evropianit. Ai është bërë golashënuesi më i ri në histori të Kampionateve Evropiane me vetëm 16 vjet e 362 ditë.
Yamali shënoi për 1:1.
Franca kaloi në epërsi 1:0 me golin e shënuar nga Kolo Muani. Një krosim mjeshtëror të Kylian Mbappes e përcolli Kolo Muani. Ai goditi bukur me kokë për epërsinë e hershme të francezëve.
Por spanjollët u përgjigjën shpejtë.
Pas golit të Yamalit, Spanja shënoi për 2:1 në minutën e 25-të. Dani Olmo ishte realizator. Për Olmon ishte goli i tretë. Në fakt fillimisht UEFA e vlerësoi autogol të Jules Kondes, por më pas goli iu numërua Olmos, që tani është golashënuesi më i mirë në Euro 2024 me tri gola e dy asistime.
Prej minutës së parë Spanja e Franca kanë luajtur superndeshje. Tempoja ishte shumë e lartë, ndërsa rastet nuk kanë munguar në të dy palët. Por goli i Olmos ishte i fundit.
Me rezultatin 2:1, Spanja ka kaluar në finale.
Të dielën nga ora 21:00 në Berlin takohet me Holandën apo Anglinë.
“Fol tani”, Yamal i përgjigjet Rabiotit
Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që shënon në histori të kampionateve evropiane. 16-vjeçari shënoi në fitoren e Spanjës 2:1 ndaj Francës për t’u kualifikuar në finalen e “Euro 2024”.
Pas përfundimit të ndeshjes, Yamal i është drejtuar kamerave duke thënë: “Fol tani, fol tani”.
Anësori spanjoll i është përgjigjur mesfushorit të Francës, Adrien Rabiot, i cili para ndeshjes ishte shprehur se Yamali duhet të bënte edhe më shumë për ta ndihmuar Spanjën të kalojë në finale.
“Nuk e di nëse do të jetë nën presion sepse është shumë i ri, por ka kualitet të madh dhe është lojtar me shumë cilësi. Ne e dimë se ai ruan qetësinë e tij, por padyshim që mund të jetë pak e vështirë për të... Ne do të përpiqemi t'i ushtrojmë presion dhe ta largojmë atë nga zona e tij e rehatisë nëse ai dëshiron të luajë në finale, ai duhet të bëjë më shumë gjëra se sa ka bërë deri tani”, pati thënë Rabiot.
Yamal, më i miri i ndeshjes
Supertalenti Lamine Yamal u shpall më i miri i ndeshjes mes Spanjës e Francës. Ai shënoi supergol për Spanjën dhe u bë më i riu në histori të Evropianëve që shënoi gol.
Ekspertët e UEFA-s kanë çmuar paraqitjen e Yamalit duke e shpallur më të mirin.
Rekord i veçantë i Spanjës
Pas fitores ndaj Francës, Spanja është bërë skuadra e parë në historinë e evropianëve që fiton gjashtë ndeshje në një turne të vetëm dhe e para që fiton gjashtë ndeshje radhazi.
Spanjollët fituan 2:1 dhe u kualifikuan në finale të “Euro 2024”.
Me triumf të mundshëm në finale, Spanja do të ngre trofeun e katërt të Evropianit, më së shumti se çdo shtet tjetër.
Pse po fishkëllehet Cucurella?
Sa herë që topi vjen te Marc Cucurrella në gjysmëfinalen Spanjë – Francë, dëgjohen fishkëllima të shumta të tifozëve në tribuna.
Bëhet fjalë për tifozët gjermanë që janë në stadium. Ata janë të revoltuar për lojën me dorë të Cucurellas në ndeshjen çerekfinale ndaj Gjermanisë.
Gjermanët kanë pretenduar dhe pretendojnë se loja me dorë e lojtarit spanjoll ishte penallti. Por ndryshe vlerësoi arbitri e UEFA.
Gjermanët nisën një peticion për të përsëritur ndeshjen dhe Cucurella është bërë figurë jo e dashur.
Spanja po fiton superndeshjen ndaj Francës pas pjesës së parë
Spanja është duke triumfuar 2:1 pas pjesës së parë kundër Francës, në gjysmëfinalen e parë të “Euro 2024” që po zhvillohet në “Allianz Arena”.
Fillimisht, Franca ishte në epërsi me golin e Kolo Muanit (9’). Por spanjollet përmbysën për katër minuta, me supergolin e Lamine Yamal (21’) dhe Dani Olmos (25’).
Goli i evidentohet Olmos
Ndonëse fillimisht UEFA e vlerësoi autogol të Koundes golin e dytë të Spanjës, ndërkohë goli i është evidentuar Dani Olmos.
Kështu Olmo vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm për Spanjën.
Ai shënoi për epërsinë 2:1 të Spanjës ndaj Francës.
Ndeshje e çmendur, Spanja në epërsi
Spanja ka përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Francës.
Për 2:1 spanjollët shënuan në minutën e 25-të. Pas goditjes së Dani Olmos, Kounde realizoi autogol.
VIDEO:
GOLAÇO DE DANI OLMO!
— Curiosidades Europa (@CuriosidadesEU) July 9, 2024
ESPANHA 2-1 FRANÇA!pic.twitter.com/vbRxIFKk8o
Yamali shënon supergol, shkruan histori
Lamine Yamal ka barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen ndaj Francës. Ai ka shkruar histori duke u bërë lojtari më i ri që ka shënuar në Evropian.
16-vjeçari i Spanjës shënoi supergol në minutën e 21-të.
VIDEO:
🚨 GOAL: Spain 1-1 France!
— Euro 24 Hub (@Euro24Hub) July 9, 2024
LAMINE YAMAL. WHAT A GOLAZO! 🇪🇸
pic.twitter.com/t0H0IyK578
Franca në epërsi, Kolo Muani realizon
Franca ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Spanjës.
Kolo Muani shënoi në minutën e nëntë me goditje me kokë, pas harkimit mjeshtëror të Kylian Mbappes.
VIDEO:
🚨 GOAL: Spain 0-1 France!
— Euro 24 Hub (@Euro24Hub) July 9, 2024
KOLO MUANI PUTS FRANCE 1-0 UP! 🇫🇷 pic.twitter.com/Rdhid3cCVW
Mbappe udhëheq Francën, Yamal e Williams në krahë te Spanja
Janë publikuar formacionet e ndeshjes mes Spanjës dhe Francës, që është gjysmëfinalja e parë e Euro 2024.
Ndeshja fillon në ora 21:00.
Nuk ka befasi në formacione. Kylian Mbappe udhëheq Francën, derisa Alvaro Morata është në sulm te Spanja, i përkrahur në krahë nga Lamine Yamal e Nico Williams.

