Përfaqësuesja e Spanjës ka shkëlqyer në pjesën e parë për t’i shkaktuar humbje të thellë përfaqësueses së Kroacisë.
Të shtunën pasdite në Berlin, Spanja fitoi me rezultatin 3:0. Ishte kjo ndeshja e parë e Grupit B, që ndryshe njihet edhe si grupi i vdekjes në Euro 2024.
Spanja e Kroacia janë dy prej pretendenteve për të shkuar larg në Evropianin në Gjermani. Por spanjollët, ndonëse të nënvlerësuar nga një pjesë e njohësve të futbollit, nisën furishëm kampanjën.
Në minutën e 29-të, Alvaro Morata shënoi për 1:0.
Tre minuta më pas për 2:0 shënoi Fabian Ruiz. Kroacia pati raste të arta menjëherë pas dy golave të spanjollëve. Por portieri Unai Simon ishte i pakalueshëm.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, për 3:0 shënoi Dani Carvajal.
Pjesa e dytë e ndeshjes ofroi më pak. Kroatët nuk ndalën përpjekjet për të reaguar, por ishin shumë larg. Pas një penalltie të humbur, kroatët dërguan topin në rrjetë. Por më pas goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Spanja disi u ndal në pjesën e dytë, duke ruajtur energjinë për dy ndeshjet e ardhshme në grup.
Më 19 qershor Kroacia luan me Shqipërinë, ndërsa Spanja e Italia takohen më 20 qershor në Gelsenkirchen.
Ruiz, më i miri i ndeshjes
Fabian Ruiz është shpallur më i miri i ndeshjes mes Spanjës e Kroacisë.
Spanja fitoi 3:0 të shtunën pasdite dhe Ruiz ishte njëri prej më të mirëve.
Mesfushori i krahut të majtë e shënoi njërin prej golave dhe ekspertët e UEFA-s e shpallën më të mirin.
Paneli i ekspertëve e ka lavdëruar lojtarin e PSG-së për “lojën vërtetë të mirë”.
“Ai ishte gjithnjë në përkrahje të ndërtimit të lojës, ka asistuar për Moratan në golin e parë dhe shënoi një gol të shkëlqyer”, thuhet në arsyetim.
Yamali vazhdon të thyejë rekorde
Pasi u bë lojtari më i ri që luan në Kampionat Evropian, Lamine Yamal po vazhdon të thyejë rekorde.
16-vjeçari i Barcelonës u bë lojtari më i ri që asiston në Evropian. Asistoi për golin e tretë të Spanjës.
Më herët, Yamali ishte bërë lojtari më i ri që asiston në Ligën e Kampionëve.
Spanja demolon Kroacinë në pjesën e parë
Spanja e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi të lartë 3:0 ndaj Kroacisë.
Ndeshja nuk prodhoi shumë raste deri në minutën e 29-të kur shënoi Alvaro Morata.
Tre minuta më vonë, me një veprim individual të bukur shënoi edhe Fabian Ruiz (32’).
Për ta thelluar epërsinë u përkujdes Dani Carvajal, që shënoi për 3:0 në fund të pjesës së parë.
Kroacia u përpoq ta ngushtonte epërsinë, por pa rezultat.
Carvajal scores.. Spain are TOO good pic.twitter.com/Jk7E6mmkPM
— Frank🧠🇳🇱 (fan) (@TenHagEra) June 15, 2024
Fabian Ruiz shënon supergol, Spanja dyfishon epërsinë
Spanja e ka shënuar edhe golin e dytë shumë shpejt ndaj Kroacisë.
Realizoi Fabian Ruiz në minutën e 32-të.
VIDEO:
FABIAN RUIZ ARE YOU KIDDING ME?
— Fernansh Era (@BrunoFernanshh) June 15, 2024
What a fabulous goal!
Spain 2-0 Croatia #Euro2024 | #ESPCRO
pic.twitter.com/RS9waXJy4w
Spanja në epërsi ndaj Kroacisë
Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Kroacisë (1:0).
Alvaro Morata ka shënuar në minutën e 29-të pas një reagimi të dobët në mbrojtjen e kroatëve.
VIDEO:
MORATA THIS IS WHY I RATE YOUUUUU pic.twitter.com/73ZIRBzJ3e
— Frank🧠🇳🇱 (fan) (@TenHagEra) June 15, 2024
Formacionet: Spanjë - Kroaci
