Euro 2024

Spanja e 2024-s “dëshiron të kujtohet”

Spanja

Për Spanjën, finalja e së dielës ndaj Anglisë do të jetë e pesta në Kampionatin Evropian. 

“La Roja” është tri herë fituese, në vitin 1964, 2008 dhe 2012-të. 

E ka humbur një finale nga nikoqirja Franca, në vitin 1984.

Spanja mund të bëhet përfaqësuesja e parë që e fiton garën në katër raste. 

Në tri finalet e fundit, spanjollët kanë dalë triumfues, përfshirë edhe Kupën e Botës në vitin 2010. 

Asnjë skuadër evropiane nuk ka qenë e suksesshme katër herë rresht në finale të Kupës së Botës apo Kampionatit Evropian.