Euro 2024

Spanja bindëse ndaj Gjeorgjisë, konfirmohet si favorite e madhe

Spanja Euro 2024

 

Spanja ishte në disavantazh, por megjithatë nuk lejoi befasi ndaj Gjeorgjisë. Spanjollët të dielën mbrëma në Koeln fituan thellë ndaj Gjeorgjisë për të bërë vend në mesin e tetë përfaqësueseve më të mira evropiane.

Spanjollët e fituan 4:1 ndeshjen e një të tetës së finales në Euro 2024.

Në çerekfinale Spanja takohet me nikoqiren, Gjermaninë.

Në minutën e 18-të Gjeorgjia kaloi në epërsi. Robin Le Normand shënoi autogol.

Spanjollët më pas rreshtuan rastet dhe vetëm pritej goli.

Rodri finalizoi bukur për 1:1 në minutën e 39-të. Gola të tjerë në pjesën e parë nuk kishte. Ndërkohë pjesa e dytë është dominuar plotësisht nga spanjollët. Supertalenti Lamine Yamal bëri krosim të përkryer për Fabian Ruizin, që në minutën e 51-të shënoi për 2:1. Në minutën e 75-të, Ruizi pasoi për Nico Ëilliamsin, që pasi shpërtheu drejt zonës shënoi supergol për 3:1.

Golin e katërt Spanja e shënoi në minutën e 83-të. Rezervisti Dani Olmo gjuajti saktë.

Spanja ka dominuar edhe në tri ndeshjet në grup, ndaj Kroacisë, Italisë dhe Shqipërisë. Dhe tashmë llogaritet prej favoriteve kryesore për triumf në Evropian, nëse jo kryesorja.

UEFA vendos për lojtarin më të mirë të ndeshjes Spanjë – Gjeorgji

9 muaj më parë / 30 qer 2024 23:08
Spanja

Rodri shënoi gol të bukur dhe ktheu Spanjën në lojë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Spanja më pas shënoi edhe tre gola të tjerë për fitoren 4:1.

Mesfushori qendror, Rodri, u shpall më i miri i ndeshjes së një të tetës së finales.

Vendimin e mori paneli i ekspertëve të UEFA-s.

Supergol nga Williams

9 muaj më parë / 30 qer 2024 22:34
Nico Williams

Nico Williams ka realizuar supergol. Dhe Spanja udhëheq 3:1 ndaj Gjeorgjisë.

Williams shënoi në minutën e 75-të.

Spanja në epërsi

9 muaj më parë / 30 qer 2024 22:10
Spanja

Spanja ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Gjeorgjisë.

Fabian Ruiz shënoi në minutën e 51-të me asistim të Lamine Yamal.

Spanjë – Gjeorgji, baras pas pjesës së parë

9 muaj më parë / 30 qer 2024 21:47
Gjeorgjia dhe Spanja

Spanja dhe Gjeorgjia kanë dhuruar ndeshje shumë të fortë në Koeln, në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian.

Por pjesa e parë e këtij ballafaqimi është mbyllur 1:1.

Mbrojtësi i Real Sociedadit, Robin Le Normand, shënoi autogol në minutën e 18-të dhe i dha epërsinë Gjeorgjisë.

Shifrat i barazoi Rodri në minutën e 39-të, me gjuajtje të saktë e të fuqishme me të majtën.

Portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili, u shqua me pritje të shumta në 45 minutat e para.

Barazon Spanja, Rodri vendimtar

9 muaj më parë / 30 qer 2024 21:40
Spanja

Spanja ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.

Rodri shënoi për 1:1 në minutën e 39-të me goditje nga distanca.

Befason Gjeorgjia, 1:0 ndaj Spanjës

9 muaj më parë / 30 qer 2024 21:19
Robin Le Normand

Gjeorgjia ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Spanjës.

Autogol në minutën e 18-të shënoi Robin Le Normand.

Formacionet: Spanjë-Gjeorgji

9 muaj më parë / 30 qer 2024 20:18
Spanja - Gjeorgjia

 

 

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në mes të Spanjës dhe Gjeorgjisë në kuadër të një të tetë së finales të “Euro 2024”.

 

Ndeshja nis në orën 21:00 dhe luhet në Koeln.

 

Spanja: Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Ruiz, Rodri, Pedri, Yamal, Morata, Williams

 

Gjeorgjia: Mamardashvili, Lochoshvilli, Dvali, Kashia, Gvelesiani, Kakabadze, Kochorashvili, Kiteishvili, Chakvetzade, Mikautadze, Kvaratskhelia