Euro 2024

Southgate planifikon bisedë private me Bellinghamin

s

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka pranuar se ka në plan të zhvillojë bisedë private me Jude Bellinghamin pas paraqitjes zhgënjyese kundër Sllovenisë.

Bellingham luajti 90 minuta në barazimin pa gola të martën, por nuk arriti të regjistrojë asnjë gjuajtje të vetme, ndërsa nuk pati asnjë pasim vendimtar.

Ylli i Real Madridit ishte dukshëm i mërzitur gjatë ndeshjes kundër Sllovenisë në kuadër të fazës së grupeve të “Euro 2024”, ndërsa në një moment u pa duke i bërtitur një shoku të skuadrës.

Southgate ka thënë se do të flasë privatisht me Bellinghamin.

Bellingham e nisi mirë Evropianin e këtij viti kur ia dha Anglisë epërsinë në ndeshjen kundër Serbisë në minutën e 13-të, e cila ishte e para e grupit.

Por ai dhe shokët e tij të skuadrës nuk kanë treguar paraqitje të mirë në vazhdim.

Ish-kapiten i Anglisë, Wayne Rooney ka thënë se Bellingham është i mllefosur. Rooney ka theksuar se 20-vjeçari Bellingham duhet të marrë më shumë përgjegjësi.