Euro 2024

Southgate njofton largimin nga Anglia pas “Euro 2024”

Gareth Southgate - Anglia

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate thotë se “Euro 2024” mund të jetë aventura e tij e fundit me “Tre Luanët”.

Kontrata e Southgatet me Anglinë i përfundon pas Evropianit “Gjermania 2024”.

Southgate ka theksuar se mund të jetë turneu i tij i fundit, nëse nuk e arrin triumfin me Anglinë në “Euro 2024”.

“Nëse nuk fitojmë, ndoshta nuk do të jem më këtu. Unë mendoj se rreth gjysma e trajnerëve kombëtarë largohen pas një turneu, kjo është natyra e futbollit  ndërkombëtar”, u sbpreh Southgate të martën për mediumin gjerman “Bild”.

Nën drejtimin e 53-vjeçarit, Anglia ishte në gjysmëfinale të Kupës së Botës në 2018, kur humbi nga Kroacia, dhe ishte finaliste në “Euro 2020”, në të cilën pësoi disfatë nga Italia në penallti. Ndërsa në Kupën e Botës në vitin 2022 u eliminua në fazën çerekfinale nga Franca.

“Unë jam këtu për gati tetë vjet tani dhe ne jemi afruar. Pra, e di që nuk mund të vazhdoni të qëndroni para publikut dhe të thoni ‘ju lutem bëni pak më shumë’, sepse në një moment njerëzit do të humbasin besimin në mesazhin tuaj. Nëse duam të jemi një ekip i madh dhe unë dua të jem një trajner i mirë, atëherë ju duhet të jepni rezultat në momentet e mëdha”, ka thënë Southgate.