Euro 2024

“Si i ri, e mbaja posterin e Del Pieros te koka”

Itali - Euro 2024

Historia e Italisë në futboll është e mbushur plot me mrekulli, fitore e kualifikime në fund të ndeshjeve.

Kujtohen golat e Roberto Baggios në minutën e 88 kundër Nigerisë dhe Spanjës në vitin 1994, golat nga Fabio Grosso në minutën e 119 e të Alessandro Del Pieros në minutën e 121-të kundër Gjermanisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2006, e shumë gola të tjerë me vlerë.

Mattia Zaccagni hyn në këtë mes me golin kundër Kroacisë në minutën e 98.

Me golin e Zaccagnit, Italia siguroi fazën nokaut të Evropianit në Gjermani.

Ky gol po krahasohet me atë të Del Pieros në vitin 2006.

“Goli i tij më ra ndërmend menjëherë. Alexi ishte idhulli im. E kam mbajtur posterin e tij në dhomë. Kam folur me të para se të vij në Evropian dhe do të flas sërish me të. Ai më përgëzoi për golin dhe më tha të vazhdoj kështu”, ka thënë organizatori i lojës së Lazios, i cili e kishte parë triumfin e Italisë në Kupën e Botës 2006 në hotelin që e menaxhonte bashkë me familjen.

Me golin ndaj Kroacisë, Zaccagni e eliminoi një tjetër idhull, Luka Modriqin.

“Ndoshta lojtari i vetëm që e kam dashur si Del Pieron, ka qenë Luka Modriqi”, e pranon ai.