Euro 2024

Shaw i gatshëm për ndeshjen kundër Sllovakisë

Luke Shaw

Luke Shaw ka deklaruar se është i gatshëm të paraqitet për Anglinë në ndeshjen e një të tetës së finales të Euro 2024 kundër Sllovakisë të dielën, njofton “Sky Sports”.

Mbrojtësi i majtë ende nuk është paraqitur për “Tre Luanët” në Evropianin “Gjermania 2024, pasi ka munguar për shkak të një lëndimi nga mesi i muajit shkurt. “Në ndeshjen tjetër”, ka thënë shkurt për “Daily Mirror”.

Në vend të tij ka luajtur Kieran Trippier. Shaw ka stërvitur me grupin nga fillimi i javës, ndërsa shpreson të paraqitet kundër Sllovakisë.

Anglia u kritikua për paraqitje në fazën grupore të Kampionatit Evropian. Anglezët e kaluan grupin me një fitore e dy barazime. Mposhtën Serbinë 1:0, ndërsa barazuan 1:1 me Danimarkën e pa gola me Slloveninë.