Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka reaguar pas eliminimit të Zvicrës në çerekfinale të “Euro 2024”.
Shaqiri të dielën përmes rrjeteve sociale i ka falënderuar të gjithë tifozët që ishin në përkrahje të Zvicrës në “Gjermania 2024”.
“Faleminderit për mbështetjen kudo në botë”, ka shkruar Shaqiri.
32-vjeçari luajti 60 minuta ndaj Skocisë dhe realizoi supergol. Ndërsa në çerekfinale ndaj Anglisë, sulmuesi i Chicago Fire u inkuadrua në pjesën e dytë të vazhdimeve. Për minutat që i kishte në dispozicion Shaqiri bëri disa pasime vendimtare, e madje e goditi edhe traversën me goditje direkt nga këndi. Shaqiri ekzekutoi edhe penalltinë e tretë për Zvicrën.