Euro 2024

Shaqiri, me tjetër të arritur në “Euro 2024”

Xherdan Shaqiri

Futbollisti i vetëm që ka shënuar në tri edicionet e fundit të Kampionatit Evropian dhe të Kampionatit Botëror, Xherdan Shaqiri, të mërkurën ka regjistruar një tjetër të arritur në “Euro 2024”.

Shaqiri të mërkurën e fitoi çmimin për golin më të bukur të shënuar të raundit të dytë të fazës grupore në Evropianin që po mbahet në Gjermani.

32-vjeçari realizoi shkëlqyeshëm në portën e Skocisë, në ndeshjen që përfundoi 1:1.

Vendin e dytë e zuri goli i Kasper Hjulmandit të Danimarkës, në barazimin 1:1 me Anglinë.

Goli i Roman Yaremchuk i Ukrainës u rendit i treti si më i bukuri i ndeshjeve të dyta.