Euro 2024

Sagnol: Ne e kemi fituar Evropianin

Willy Sagnol

Gjeorgjia ka arritur kualifikimin historik për në fazën nokaut të “Euro 2024”. 

Në Grupin F, Gjeorgjia u kualifikua prej pozitës së tretë me katër pikë. Në ndeshjen e fundit të Grupit F, Gjeorgjia e mposhti Portugalinë e Cristiano Ronaldos me rezultat 2:0. 

Për përzgjedhësin Willy Sagnol, Gjerogjia tashmë e ka fituar Evropianin “Gjermania 2024” dhe ndaj Spanjës do të paraqitën pa presion. 

“Ne do të shkojmë në këtë lojë me shumë besim, sepse nuk kemi absolutisht asgjë për të humbur. Për mua, ne tashmë kemi fituar Kampionatin Evropian ‘Gjermania 2024’. Është historia e futbollit, si kundër Portugalisë, ne do t’i tregojmë ekipit spanjoll, por gjithashtu do t’i tregojmë Evropës, se ne nuk jemi të mirë vetëm në mbrojtje, por edhe në posedimin e topit”, u shpreh Sagnol. 

Gjeorgjia do të takohet të dielën nga ora 21:00 me Spanjën në një të tetën e finales në stadiumin “RheinEnergieStadion” në Koeln.