Euro 2024

Sa paguhen përzgjedhësit dhe cili i prinë listës?

Gareth Southgate

Selektori me pagën më të madhe në “Euro 2024” është ai i Anglisë, Gareth Southgate, ka shkruar mediumi spanjoll “AS” të mërkurën.

Southgate përfiton 5.8 milionë euro në vit.

Ai është në krye të “Tre Luanëve” prej vitit 2016-të, dhe pavarësisht ngritjes së përfaqësueses angleze, ende nuk ka fituar ndonjë trofe madhor.

I dyti në listë është Julian Nagelsmann i Gjermanisë, ndërsa podiumin e plotëson Roberto Martinez i Portugalisë.

Nagelsmann ka pagë vjetore prej 4.8 milionë eurove, kurse Martinezi përfiton 4 milionë euro pagë vjetore.

Përzgjedhësit më të paguar

1. Gareth Southgate – Anglia - 5.8 milionë euro

2. Julian Nagelsmann – Gjermania - 4.8 milionë euro

3. Roberto Martinez – Portugalia - 4 milionë euro

4. Didier Deschamps – Franca - 3.8 milionë euro

5. Ronald Koeman – Holanda - 3 milionë euro

6. Luciano Spalletti – Italia - 3 milionë euro

7. Vincenzo Montella – Turqia - 1.5 milionë euro

8. Murat Yakin – Zvicra - 1.4 milionë euro

9. Ralf Rangnick – Austria - 1.3 milionë euro

10. Domenico Tedesco – Belgjika - 1.3 milionë euro