Euro 2024

Rumania dhe Sllovakia nuk mendojnë për barazim

Rumania-Sllovakia

Rumania dhe Sllovakia do të përballen të mërkurën në ndeshjen e fundit të grupit E. Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Rumania dhe Sllovakia i kanë nga tre pikë. 

Por tek Rumania dhe te Sllovakia nuk janë të kënaqur që ndeshja të përfundoj me barazim. Të hënën sulmuesi Valentin Mihaila është shprehur se barazimi nuk është rezultat i mirë për Rumaninë. 

“Nuk mund të shkosh me mendimin për të barazuar. Duhet të hyjmë me mentalitetin për të fituar ndeshjen dhe mendoj se mund ta bëjmë këtë”, u shpreh Mihaila.

Sllovakia ishte befasia e parë në “Euro 2024”, që arriti ta mposhtë Belgjikën me rezultat 1:0, por në ndeshjen e dytë pësuan disfatë nga Ukraina 2:1.

Mesfushori Juraj Kucka ka thënë se disfata nga Ukriana, është mësim për Sllovakinë që në ndeshjet e ardhshme të arrijnë rezultate pozitive.

“Ne jemi të lumtur që arritëm ndeshjen e parë, por jo të lumtur që nuk ia dolëm ndeshjes tjetër.

Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe tani e dimë se duhet të përmirësohemi dhe të ndryshojmë diçka”, ka potencuar Kucka.