Euro 2024

Ronaldo mban rekordin për ndeshje të luajtura në Evropian

Cristiano Ronaldo - Portugalia

Tifozët e futbollit presin me padurim nisjen e Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. Do të zhvillohen gjithsej 51 ndeshje.

Një prej lojtarëve që me padurim pret të paraqitet në Evropian është Cristiano Ronaldo. Superylli portugez do të paraqitet për herë të gjashtë në Evropian me Portugalinë.

Në pesë Evropianet e kaluara, Ronaldo ka bërë 25 paraqitje, në të cilat 23 herë ka qenë titullar.

Gazeta e madhe gjermane “Bild” ka publikuar listën me emrat e 15 lojtarëve që kanë zhvilluar më së shumti ndeshje në Evropian. Edhe vendi i dytë dhe i tretë është i rezervuar për lojtarë të Portugalisë. Me nga 19 ndeshje janë Joao Moutinho dhe Pepe.