Superylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo i shpëtoi lëndimit nga një tifoz që u hodh drejt tij pas humbjes 2:0 të Portugalisë nga Gjeorgjia të mërkurën mbrëma. Tifozi ra në tunel, duke u përpjekur t’i afrohej yllit portugez. Ronaldo duket i zhgënjyer teksa del jashtë fushës dhe ndërsa ndalet për një moment kur pa tifozin që kaloi pranë tij në tunel.
Tifozi kërceu me të dyja këmbët. Qëllimi nuk ishte për ta lënduar Ronaldon, por për t’iu afruar atij, shkruan “Daily Mail”. Një person i sigurimit po e shoqëronte Ronaldon drejt tunelit dhe reagimi i tij ishte i shpejtë. Ronaldo habitet me reagimin e tifozit duke treguar me duar se “çfarë ishte kjo?
This is crazy.pic.twitter.com/Rc1eLon23D
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) June 27, 2024
Veprimi i “çmendur” i tifozit vjen pak ditë pasi disa të tjerë arritën të depërtonin te Ronaldo për t’u fotografuar, në ndeshjen e Portugalisë ndaj Turqisë.
Ronaldo mori lëvdata për realizimin e një “selfie” me një djalë të ri i cili arriti të futej në fushë gjatë fitores 3:0 të Portugalisë ndaj Turqisë. Adhuruesit e zellshëm kanë qenë gjithmonë një problem për 39-vjeçarin, i cili është një nga njerëzit më të famshëm në planet. Portugalia do të përballet me Slloveninë të hënën në ndeshjen e një të tetës së finales të Evropianit “Gjermania 2024”.