Euro 2024

Rice shpreson në fitimin e “Euro 2024”

Declan Rice

Përfaqësuesja e Anglisë në futboll të dielën në Berlin do të takohet me Spanjën në finale të Evropianit “Gjermania 2024”. Mesfushori Declan Rice ka thënë se Anglia do të bëj maksimumin që të dal triumfues në finale.

“Në dy ndeshjet e para u ndjeva më i lodhur se sa jam tani. Adrenalina fillon më shumë me rritjen e lojërave. Të dielën, të gjithë ne do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë lojë. Ne do të japim absolutisht gjithçka. Kjo është gjithçka që mund të kërkojmë nga njëri-tjetri. Ne vazhdimisht krahasohemi me njëri-tjetrin, por mendoj se jemi lojtarë krejtësisht të ndryshëm. Beteja në mesfushë do të jetë kyçe”, ka theksuar Rice, shkruan të shtunën mediumi “The Guardian”.

Mesfushori i Arsenalit ka treguar paraqitje të mira në “Euro 2024”dhe ishte njëri ndër futbollistët kryesor që Anglia kaloi në finale.

Rice me Anglinë ka luajtur 600 minuta dhe ka kontribuar me një asistim.