Goli pas  23 sekondash nuk i ka mjaftuar Shqipërisë në ndeshjen me kampionen në fuqi të Evropës, Italinë.

Të shtunën mbrëma në Dortmund, në atmosferë të shkëlqyer të krijuar nga rreth 50 mijë tifozë shqiptarë, kuqezinjtë pësuan me rezultatin 2:1. Ishte ndeshja e parë për Shqipërinë në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B.

Ndeshja nisi shumë mirë për Kombëtaren shqiptare. Pas një gabimi të mbrojtjes italiane, topi erdhi në zonë te Nedim Bajrami. Ai goditi fuqishëm dhe saktë për të dërguar topin në rrjetë. Goli u shënuar  pas vetëm 23 sekondash dhe kështu Bajrami është rekordmen i ri sa i takon golit më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.

Goli i pranuar herët dhe presioni nga tribunat nuk hutoi italianët. Një pakujdesi në mbrojtjen shqiptare solli golin e barazimit, 1:1, në minutën e 11-të. Alessandro Bastoni gjuajti saktë me kokë.

Nuk vonoi shumë dhe Italia shënoi edhe golin e fitores. Nicolo Barella ishte realizator për 2:1 në minutën e 16-të.

Dominimi italian vazhdoi deri në fund të pjesës së parë, ndërsa u godit edhe shtylla, pas topit të prekur nga Thomas Strakosha. Gardiani shqiptar e pati edhe një pritje tjetër vendimtare.

Pjesa e dytë ishte më e barabartë. Pas minutave të parë ku dominimi i Italisë vazhdoi, kuqezinjtë nisën të jenë më kërkues. Por pa krijuar shumë, kryesisht për shkak të lojës më të vendosur të Italisë.

Rastin më të mirë e kishte Rey Manaj. Në minutën e 90-të, Manaj pranoi bukur një top dhe goditi drejt portës. Topi megjithatë preku portierin italian Gianluigi Donnarumma dhe përfundoi jashtë.

Italia bëri hap të rëndësishëm drejt kalimit të grupit, ndërsa Shqipëria duhet të kërkojë më shumë në dy ndeshjet e ardhshme. Në fushë ndeshja u humb, por në tribuna fitorja ishte bindëse për shqiptarët.

Më 19 qershor, Kroacia e Shqipëria takohen nga ora 15:00 në Hamburg.

Ndërkohë më 20 qershor, Spanja e Italia luajnë në Gelsenkirchen. Më herët të shtunën, Spanja fitoi 3:0 ndaj Kroacisë.

Gjithçka që ndodhi gjatë ndeshjes dhe reagimet pas saj, mund t’i lexoni këtu

Spalletti flet për triumf në Evropian

10 muaj më parë / 15 qer 2024 23:46
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti ka folur për triumf në Euro 2024 pas fitores së Italisë ndaj Shqipërisë. Selektori italian ka thënë se lojtarët e tij duhet t’i përmbahen stilit të lojës.

“Që kur kam filluar punën si trajner më kanë thënë se e rëndësishme është të fitosh. Jo, ajo që ka rëndësi është të luajmë mirë. Në mënyrë që ne të përpiqemi të fitojmë në Euro 2024, duhet të luajmë futboll të mirë. Ne ishim pak në thellësi në pjesën e parë dhe kjo i mundësoi Shqipërisë të përdorë fizikun e saj. Ne duhet të kemi besim në stilin tonë, kjo është rruga përpara”, ka thënë Spalletti.

Lojtari më i mirë i ndeshjes, Federico Chiesa ka thënë se “Shqipëria ishte kundërshtare e fortë.

“Ajo ka kuantitet e kualitet. Në të ardhmen duhet të mësojmë të mbyllim ndeshjen kur kemi shanse. Në të kundërtën ju do të jeni gjithnjë në rrezik, ashtu siç ishim në minutat e fundit sonte”.

Kapiteni Berat Gjimshiti: Dukej se ishim në Shqipëri, jo në Gjermani

10 muaj më parë / 15 qer 2024 23:37
Berat Gjimshiti

Kapiteni i kombëtares, Berat Gjimshiti

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është shprehur i befasuar nga përkrahja masive që kombëtarja mori nga tifozët shqiptarë në ndeshjen e parë në Euro 2024 në Gjermani.

Shqipëria u mposht 2:1 nga Italia të shtunën në ndeshjen e parë të saj në Grupin B, duke realizuar gol qysh në sekondat e para, por që Italia u rikthye shpejt.  

“Gjërat ndodhën shumë shpejtë në fillim të ndeshjes. Nuk e di a ishte pozitiv goli i hershëm me Nedimin apo ishte negativ. Ndoshta na bëri më shumë dëm. Ishim të ngadaltë, nuk bëmë presingun e duhur. U thash që duhet të bëjmë më shumë faule. Nuk e di a kemi bërë ndonjë faul në pjesën e parë. Është dashur të jemi më agresiv. Në pjesën e dytë luajtëm pak më mirë. Në golin e parë lojtari ishte i pambuluar, goli i dytë i Italisë ishte pak me fat. Më pas italianët morën shumë vetëbesim dhe nuk ishte e lehtë për ne”, ka thënë Gjimshiti pas ndeshjes.

Në stadiumin e Dortmundit, dominuese ishin ngjyrat kuq e zi. Kapiteni Gjimshiti ka falënderuar tifozët, ndërsa ka shprehur shpresë që kuqezinjtë të këndellen për ndeshjen e së mërkurës ndaj Kroacisë. 

“Mbeta i befasuar nga përkrahja që kishim. Kishte flamuj, ngjyrat kuq e zi. Më dukej se jemi në Shqipëri. Në stadium ishin 80 për qind shqiptar. Atmosfera ishte fantastike. Gazetarët gjermanë më thanë se atmosfera ishte më e mirë se kur luan Dortmundi. I falënderojmë të gjithë tifozët për përkrahjen. Duhet të rikuperohemi sa më mirë dhe duhet të jemi gati në ndeshjet që vijnë. Italia ka ekip shumë të fortë, është kampione në fuqi”, ka përfunduar kapiteni.
 

Arbër Hoxha: Goli i dytë na preu këmbët

10 muaj më parë / 15 qer 2024 23:27
Arber Hoxha

Futbollisti Arbër Hoxha ka thënë se goli i dytë i Italisë goditi rëndë Shqipërinë.

Shqipëria u mposht 2:1 në ndeshjen e parë të Euro 2024, duke realizuar gol qysh në sekondat e para, por që Italia u rikthye shpejt.  

“Ëndërr e bërë realitet, ndonëse sonte humbëm. Nisëm mirë, por pësuam dy gola shumë shpejtë. Në pjesën e dytë i kishim disa raste, por nuk i realizuam dhe humbëm. Duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë dhe shpresojmë në rezultat pozitiv. Ndjenjë e jashtëzakonshme kur u futa në ndeshje. I falënderoj gjithë tifozët. Do të jap maksimumin në çdo sekondë që kaloj në fushë. Goli i dytë na i preu këmbët pak. Në pjesën e dytë Manaj pati rast të mirë, por Donnarumma nuk lejoi të mposhtet”, ka thënë ai pas ndeshjes.
 

Ish-mbrojtësi i Anglisë vlerëson Shqipërinë

10 muaj më parë / 15 qer 2024 23:22
Shqiperia

Ish-mbrojtësi i Anglisë,  Micah Richards ka vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë ndaj Italisë.

Sipas tij, Shqipëria ka mundur të “shpërbëhet” pas golit të dytë, por këtë nuk e ka lejuar.

“Kam folur me Sylvinhon dhe Pablo Zabaletan para ndceshjes dhe ata thanë se shpirti në kamp ishte i shkëlqyer. Dhe lojtarët e treguan në fushë këtë sonte. Kishte momente në lojë ku mendoje se mund të shpërbëhen, por nuk ndodhi”, ka shkruar Richards.

Ikona angleze, Alan Shearer ka shkruar se Shqipëria e bëri të vështirë për Italinë në pjesën e dytë.

Nedim Bajrami: Kam ëndërruar të luaj me Shqipërinë këtu

10 muaj më parë / 15 qer 2024 23:20
Bajrami

Nedim Bajrami e ka quajtur ëndërr paraqitjen për Shqipërinë në Evropian.

Bajrami hyri në histori të shtunën duke realizuar pas vetëm 22 sekondash, golin ndaj Italisë. Megjithatë, Italia u rikthye dhe e përmbysi rezultatin në ndeshjen e vlefshme për Grupin B. 

“Për mua ishte gjithnjë ëndërr të luaj për Shqipërinë në Evropian. Nuk e kam ditur që kam shënuar golin më të shpejtë në histori në Evropian. Tani duhet të përgatitemi për ndeshjen tjetër, nuk kam kohë të mendoj për golin. Gjithë shanset duhet të provojmë t’i shndërrojmë në gola. Do të flasim me ekipin dhe trajnerin se çka duhet të përmirësojmë. Na pret ndeshja me Kroacinë dhe duhet të luftojmë për çdo top. Kemi provuar maksimumin të mos pësojmë më shumë gola. Duhet të vazhdojmë para. Në Evropian nuk të falin para golit. Duhet të luajmë me më shumë vetëbesim”, ka thënë ylli i Shqipërisë, Nedim Bajrami, pas ndeshjes me Italinë.
 

Kush ishte lojtari i ndeshjes

10 muaj më parë / 15 qer 2024 23:00
Bajrami - Chiesa

Federico Chiesa është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Itali – Shqipëri. 

Vlerësimin e bëri paneli i ekspertëve të UEFA-s. 

Chiesa është shquar në krahun e majtë të sulmit.

Rekordi Shqipërisë, pikët Italisë

10 muaj më parë / 15 qer 2024 22:55
ITalia

Goli pas  23 sekondash nuk i ka mjaftuar Shqipërisë në ndeshjen me kampionen në fuqi të Evropës, Italinë.

Të shtunën mbrëma në Dortmund, në atmosferë të shkëlqyer të krijuar nga rreth 50 mijë tifozë shqiptarë, kuqezinjtë pësuan me rezultatin 2:1. Ishte ndeshja e parë për Shqipërinë në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B.

Ndeshja nisi shumë mirë për Kombëtaren shqiptare. Pas një gabimi të mbrojtjes italiane, topi erdhi në zonë te Nedim Bajrami. Ai goditi fuqishëm dhe saktë për të dërguar topin në rrjetë. Goli u shënuar  pas vetëm 23 sekondash dhe kështu Bajrami është rekordmen i ri sa i takon golit më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.

Goli i pranuar herët dhe presioni nga tribunat nuk hutoi italianët. Një pakujdesi në mbrojtjen shqiptare solli golin e barazimit, 1:1, në minutën e 11-të. Alessandro Bastoni gjuajti saktë me kokë.

Nuk vonoi shumë dhe Italia shënoi edhe golin e fitores. Nicolo Barella ishte realizator për 2:1 në minutën e 16-të. 

Dominimi italian vazhdoi deri në fund të pjesës së parë, ndërsa u godit edhe shtylla, pas topit të prekur nga Thomas Strakosha. Gardiani shqiptar e pati edhe një pritje tjetër vendimtare.

Pjesa e dytë ishte më e barabartë. Pas minutave të parë ku dominimi i Italisë vazhdoi, kuqezinjtë nisën të jenë më kërkues. Por pa krijuar shumë, kryesisht për shkak të lojës më të vendosur të Italisë.

Rastin më të mirë e kishte Rey Manaj. Në minutën e 90-të, Manaj pranoi bukur një top dhe goditi drejt portës. Topi megjithatë preku portierin italian Gianluigi Donnarumma dhe përfundoi jashtë.

Italia bëri hap të rëndësishëm drejt kalimit të grupit, ndërsa Shqipëria duhet të kërkojë më shumë në dy ndeshjet e ardhshme. Në fushë ndeshja u humb, por në tribuna fitorja ishte bindëse për shqiptarët. 

Më 19 qershor, Kroacia e Shqipëria takohen nga ora 15:00 në Hamburg.

Ndërkohë më 20 qershor, Spanja e Italia luajnë në Gelsenkirchen. Më herët të shtunën, Spanja fitoi 3:0 ndaj Kroacisë.

Rast i artë, Donnarumma shpëton Italinë

10 muaj më parë / 15 qer 2024 22:50
Rey Manaj

Rey Manaj ka pasur rast ideal në minutën e 88-të, por një gjuajtje e tij është devijuar nga portieri Gianluigi Donnarumma mjaftueshëm për të shpëtuar Italinë.

Në minutat e fundit, Shqipëria ka marrë iniciativën, por rezultati mbetet në të mirë të italianëve.
 

Sa ishte rekordi të cilin e theu Nedim Bajrami

10 muaj më parë / 15 qer 2024 22:15
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami shënoi pas 23 sekondash në ndeshjen ndaj Italisë. Është goli më i shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.

Rekordi i kaluar ishte 1:07 minuta, të cilin e mbante Dmitri Kirichenko . Ai kishte shënuar gol në fitoren 2:1 të Rusisë ndaj Greqisë në Euro 2004.

Emil Forsberg shënoi pas 1:22 minutash në Euro 2020, në fitoren 3:2 të Suedisë ndaj Polonisë.

Pra Bajrami ka shënuar bindshëm golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.

Gol për rekord i kuqezinjëve, por Italia udhëheq pas pjesës së parë

10 muaj më parë / 15 qer 2024 21:48
NEdim Bajrami

Nedim Bajrami ka shënuar golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane. Bajrami realizoi pas 22 sekondave për epërsinë e Shqipërisë ndaj Italisë.

Por më pas Italia ka dominuar plotësisht në fushë. Pas pjesës së parë po udhëheq 2:1.

Alessandro Bastoni shënoi për 1:1 në minutën e 11-të, ndërsa Nicolo Barella realizoi për 2:1 në minutën e 16-të. Italia më pas goditi edhe shtyllën, ndërsa Thomas Strakosha e kishte një pritje vendimtare.

Fare në fund Jasir Asani provoi nga distanca, por ishte i pasaktë.

Kuqezinjtë në vështirësi

10 muaj më parë / 15 qer 2024 21:36
Shqiperi - ITalia

Shqipëria po kalon momente të vështira në ndeshjen ndaj Italisë, kur kanë kaluar më shumë se gjysmë ore lojë.

Rezultati mbetet 2:1 për Italinë, që po sulmon vazhdimisht.

Në minutën e 33-të, shtyllën e  qëlloi Frattesi. 

Kuqezinjtë po kanë telashe për të dalë në gjysmëfushën e Italisë.

Italia përmbys rezultatin

10 muaj më parë / 15 qer 2024 21:17
ITalia

Italia ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Shqipërisë.

Nicolo Barella ka shënuar në minutën e 16-të.

Barazon Italia

10 muaj më parë / 15 qer 2024 21:12
ITalia

Italia ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Alessandro Bastoni shënoi në minutën e 11-të.

Goli i Bajramit për histori

10 muaj më parë / 15 qer 2024 21:07
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami është rekordmen i Kampionateve Evropiane.

Ai shënoi në sekondën e 22-të të ndeshjes ndaj Italisë.

“Është goli më i shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane”, shkruan BBC.

Fillim ëndrrash

10 muaj më parë / 15 qer 2024 21:02
Bajrami

Shqipëria ka kaluar në epërsi pas 21 sekondash ndaj Italisë. Nedim Bajrami shënoi supergol.

Nis ndeshja Itali-Shqipëri

10 muaj më parë / 15 qer 2024 21:00
Shqiperia

Photo: Associated Press

Ka nisur në “Signal Iduna Park” të Dortmundit ndeshja e parë e Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit “Euro 2024”. 

Kuqezinjtë përballen me Italinë në kuadër të Grupit B.

Shumica dërrmuese e tifozëve janë të Shqipërisë.