Euro 2024

Raum: Vështirë të ndalet Yamali

Lamine Yamal

Sulmuesi 16-vjeçar, Lamine Yamal, është duke impresionuar me paraqitje te përfaqësuesja e Spanjës. Supertalenti Yamal është duke u konsideruar njëri ndër futbollistët më të mirë në botë.

Mënyra se si po luan Yamali, me aftësi dribluese dhe fizike, e ka habitur mbrojtësin e Gjermanisë, David Raum.

Raum të hënën në konferencë për shtyp ka theksuar se në ndeshjen ndaj Spanjës do ta kenë të vështirë ta ndalin Yamalin.

“Kur ju shikoni se çfarë po sjell Yamali në futboll si 16-vjeçar, atëherë mosha nuk bëhet problem. Djaloshi luan në ekipin e parë të Barcelonës dhe gjithashtu në ekipin kombëtar, kështu që nuk ka kuptim të flasim për të si fëmijë. Ai ka cilësi të mëdha dhe ne duhet të gjejmë një mënyrë për t’u mbrojtur kundër tij”, ka thënë Raum.

Yamali ka dy asistime në Evropian.

Spanja dhe Gjermania do të takohen në çerekfinale, të premten. Ndeshja do të zhvillohet në Stuttgart nga ora 18:00.