Selektori i Francës, Didier Deschamps, po e konsideron zëvendësimin e të suspenduarit, Adrien Rabiot, me Eduardo Camavingan, mesfushorin e Real Madridit.
Shkaku i kartonëve të verdhë, Rabiot nuk do të mund ta ndihmojë Francën në çerekfinalen kundër Portugalisë, të premten mbrëma.
Formacioni i Deschampsit kundër Portugalisë pritet të jetë me të njëjtën radhitje si ndaj Belgjikës, shkruan “L’Equipe” të enjten.
Marcus Thuram pritet t’i prijë sulmit, ndërsa do të jetë i ndihmuar nga Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.