Një video e publikuar së fundi ka bërë bujë në rrjetet sociale. Në të shihet si si disa pjesëtarë të sigurimit e grushtojnë një tifoz gjatë ndeshjes së Portugalisë me Slloveninë, në Euro 2024.
Sipas mediave angleze rasti ka ndodhur kur Cristiano Ronaldo e humbi penalltinë në fund të vazhdimit të parë të ndeshjes.
Në video shihen të paktën shtatë pjesëtarë të sigurisë përreth tifozit, që rrëzohet gjatë përplasjes.
Ka pasur raportime që tifozi ka dashur të hyjë në fushë kur Ronaldo e humbi penalltinë.
Policia gjermane ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin.
VIDEO:
🚨 A fan was punched and kicked by security during the Portugal vs Slovenia match. (@Record_Portugal) pic.twitter.com/dIPYLNE4O6