Ka bërë bujë rasti i penalltisë së Harry Kanet, që u pengua nga Denzel Dumfries në gjysmëfinalen e Evropianit ndërmjet Holandës dhe Anglisë.
Anglia avancoi në finale pasi fitoi 2:1 të mërkurën mbrëma.
Anglia barazoi rezultatin me kapitenin Kane, që ishte i saktë nga pika e bardhë.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Felix Zwayer, kishte sinjalizuar në penallti pasi e rishikoi situatën në VAR, por ka pasur kritika të shumta rreth vendimit të tij.
Në një video tjetër të publikuar të enjten, shihet se para se Kane të gjuante, Bukayo Saka kishte prekur topin me dorë.
Por, asistentët e gjyqtarit Zwayer dhe gjyqtarët e VAR-it, nuk e kishin parë këtë situatë.
This handball moment from Saka is what cost Netherlands the game.
— Linus ●ᴗ● Ekenstam (@LinusEkenstam) July 10, 2024
VAR should be used, and Kane did not deserve that penalty kick.
video @creacas_ai
pic.twitter.com/U7Fyvtonr3