Superylli portugez Cristiano Ronaldo ka thyer rekord duke u bërë lojtari i parë që luan në gjashtë Evropiane.
Rekord vendosi edhe Pepe, i cili në moshën 41 vjeç e 113 ditë, u bë lojtari më i vjetër në historinë e Kampionatit Evropian.
Në natën speciale të Ronaldos 39-vjeçar dhe Pepes, Portugalia shënoi fitore në ndeshjen e parë të Evropianit.
Portugalia e fitoi ndeshjen ndaj Çekisë me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje e zhvilluar të martën mbrëma i takoi Grupit F të “Euro 2024”.
Portugezët dominuan në fushë, por golin e fitores e shënuan vetëm në minutën e 92-të.
Fitoren ia siguroi, Francisco Conceicao. Lukas Provod i ka dhënë epërsinë Çekisë ndaj Portugalisë. Provodi shënoi gol të bukur në minutën e 62-të.
Portugalia barazoi rezultatin në 1:1 me autogolin e minutës së 69-të nga mbrojtësi çek, Robin Hranac. Dhe, golin e fitores e shënoi Conceicao, pak pasi iu anulua goli i shënuar nga Diogo Jota. Jota shënoi me kokë pas topit të kthyer nga shtylla të cilën e qëlloi Ronaldo. Por Ronaldo ishte më i avancuar kur gjuajti drejtë portës së çekëve. Portugalia ndeshjen e dytë e ka ndaj Turqisë më 22 qershor, kurse Çekia kundër Gjeorgjisë.
Portugalia përmbys në fund
Portugalia e ka përmbysur rezultatin ndaj Çekisë në minutat shtesë (2:1).
Shënoi Francisco Conceiçao, sapo u inkuadrua në lojë.
VIDEO:
CONCEICAO GOAT!! PORTUGAL HAS WON IT pic.twitter.com/Gvsl9CybvN
— Dr Yash (@YashRMFC) June 18, 2024
Barazon Portugalia
Portugalia ka barazuar rezultatin në 1:1, ndaj Çekisë.
Mbrojtësi Robin Hranac në minutën e 69-të realizoi autogol.
VIDEO:
GOAL: Portugal 1-1 Czechia
— Pubity Sport (@pubitysport) June 18, 2024
HRANAC WITH AN OWN GOAL!pic.twitter.com/ymaL37PEnO
Çekia shokon Portugalinë
Lukas Provod i ka dhënë epërsinë Çekisë ndaj Portugalisë.
Provodi shënoi gol të bukur në minutën e 62-të.
Portugalia po dominonte lojën.
VIDEO:
🚨🚨| GOAL: PROVOD OPENS THE SCORING!!! WHAT A GOAL!!!
— Transfer Sector (@TransferSector) June 18, 2024
Portugal 0-1 Czech Republic
pic.twitter.com/GLWoO7NYe4
Portugalia dominon, por pjesa e parë mbyllet pa gola
Futbollistët e Portugalisë të udhëhequr nga kapiteni Cristiano Ronaldo kanë dominuar në fushë gjatë pjesës së parë. Krijuan disa raste shënimi, patën posedimin e topit, por pjesa e parë në mes të Portugalisë dhe Çekisë përfundoi pa gola.
Kjo ndeshje po luhet në Leipzig dhe i takon Grupit F.
Me këtë ndeshje mbyllet edhe raundi i parë i fazës së grupeve të Evropianit “Gjermania 2024”.
Formacionet: Portugali - Çeki
