Euro 2024

Portieri i ri i Belgjikës beson se do ta zëvendësojë Courtoisin

Koen Casteels

Portieri i parë i Belgjikës, Koen Casteels beson se mund të dalë nga hija e Thibaut Courtois në Kampionatin Evropian që fillon të premten.

Casteels javën e kaluar u përcaktua si portier i parë në Evropian, ku Belgjika do të jetë pa Courtoisin e Real Madridit.

Ai kishte një përplasje me selektorin vitin e kaluar e më pas u lëndua dhe mbeti jashtë thuajse deri në fund të edicionit 2023/2024. Por u kthye në kohë sa të jetë në finale të Championsit ku bëri disa pritje vendimtare.

Casteels, që i mbush 32 vjet më vonë këtë muaj, ka thënë se periudha 13-vjeçare në Bundesligë e vë në pozitë të mirë para Evropianit.

“Nuk po ndiej ndonjë presion shtesë për faktin se duhet ta zëvendësoi Courtoisin”, ka thënë Casteels të enjten në konferencë për shtyp.

“Secili që është këtu mundohet të paraqitet sa më mirë të jetë e mundur. Unë do ta bëjë këtë po ashtu. Nuk ndiej ndonjë presion dhe nuk kam ndryshuar në fushën e stërvitjes nga koha kur isha portier i dytë. Nuk do të bëj asgjë ndryshe tani”, ka thënë Casteels.

Ai i ka dhjetë paraqitje për Belgjikën.