Euro 2024

Plaçkitet shtëpia e nënës së lojtarit të Francës

Franca

Shtëpia e nënës së Adrien Rabiotit në Paris është grabitur të dielën, shkruan AFP të hënën.

Veronique Rabiot, nëna e mesfushorit të Francës nuk ishte në shtëpi në kohën sa ishte kryer grabitja. Prokuroria bëri me dije se pesë persona janë arrestuar dhe janë në paraburgim.

“Është hapur një hetim për akuzën e vjedhjes gjatë një takimi në një zonë banimi”, deklaroi burimi i kontaktuar nga AFP. Dënimi nga vjedhja sipas Prokurorisë është duke u vlerësuar. Në lagjen në veriperëndim të Parisit është vjedhur edhe një shtëpi tjetër, fqinje me atë të Veronique Rabiot. Ylli i Juventusit ka luajtur në dy ndeshjet e para të fazës grupore për Francën.