Spanja e Anglia do të përballen të dielën në finale të Euro 2024. Finalja e madhe zhvillohet nga ora 21:00 në Berlin.
Anglia po paraqitet për herë të dytë rresht në finale, ndërsa Spanja ka shkëlqyer gjatë gjithë Euro 2024.
Finalja do të vendoset edhe nga duelet direkte mes lojtarëve.
BBC ka përzgjedhur pesë betejat kryesore.
E para është mes Rodrit dhe Phil Fodenit e Jude Bellinghamit.
“Mesfusha pritet të jetë vendimtare për finalen. Lojtarë të nivelit më të lartë janë në të dy anët. Gareth Southgate ia doli të përfshijë në pjesën ofenzive lojtarin më të mirë të vitit në Premier League, Phil Foden dhe lojtarin më të mirë të vitit në La Liga, Jude Bellingham. Kjo dyshe mund të jetë vendimtare për të dominuar ndaj Spanjës. Në anën tjetër do të jetë Rodri i Manchester Cityt, që e ka humbur vetëm një prej 79 ndeshjet tët fundit me klub e përfaqësuese”, ka shkruar BBC.
Lamine Yamal – Luke Shaw do të jetë beteja tjetër e rëndësishme e finales, sipas BBC.
Përballje interesante dhe shumë të rëndësishme do të kenë Marc Cucurella dhe Bukayo Saka.
Declan Rice do të ballafaqohet me Dani Olmon, në tjetrën betejë që mund ta vendosë finalen e Evropianit.
Beteja tjetër e rëndësishme do të jetë mes Nico Williamsit dhe Kyle Walkerit, shkruan BBC.