Euro 2024

Pedri akuzon mbrojtësin gjerman për mungesë respekti

Pedri - Spanje

Foto: Associated Press

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka thënë se nuk e pëlqen mënyrën e reagimeve të Antonio Ruedigerit, mbrojtësit të Real Madridit. 

Pedri e Ruediger janë përballur disa herë në edicionin e fundit në duelet Barcelona – Real Madrid. 

Sërish do të luajnë kundër njëri-tjetrit në çerekfinale të “Euro 2024”, kur Spanja dhe Gjermania takohen të premten nga ora 18:00 në Stuttgart. 

“Ai është mbrojtës qendror shumë i fuqishëm dhe shumë i mirë, por nuk kemi frikë nga ai. Veprimet e tij janë mungesë respekti dhe është e neveritshme”, ka thënë të enjten Pedri për “RadioMarca”.