Euro 2024

Pas fishkëllimave, De Bruyne u tha bashkëlojtarëve të injorojnë tifozët

Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne është parë duke sinjalizuar bashkëlojtarët që të largohen nga fusha sa më shpejt të jetë e mundur, pasi tifozët e Belgjikës e bënë të qartë mendimin e tyre pas barazimit 0:0 me Ukrainën.

Me pikën e fituar Belgjika u kualifikua në një të tetën e finales, por përfundoi e dyta në Grupin E. Paraqitjet e deritashme të Belgjikës megjithatë janë larg prej atyre që shpresonin tifozët e kësaj përfaqësueseje.

Ka pasur shumë fishkëllima nga tifozët belgë pasi përfundoi ndeshja. Lojtarët megjithatë u nisën për të duartrokitur tifozët, por fishkëllimat vetën janë shtuar. Kështu kapiteni De Bruyne u tha bashkëlojtarëve që të nisen për në zhveshtore.

Belgjika do të përballet me Francën në një të tetën e finales.