Përfaqësuesja e Holandës është duke u përballur me lëndime të shumta para fillimit të Evropianit “Gjermania 2024”.
Pas njoftimit se Frankie de Jong nuk do të jetë në gjendje që të paraqitet në “Euro 2024”, Holandës do t’i mungoj edhe mesfushori i Atalantas Teun Koopmeiners. Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesja e Holandës të martën.
Koopmeiners ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve të hënën mbrëma para fillimit të ndeshjes miqësore ndaj Islandës.
Koopmeiners dhe De Jong do të jenë dy mungesa shumë të rëndësishme për përzgjedhësin Ronald Koeman.
Koeman e ka ftuar mbrojtësin e Dortmundit Ian Maatsen si zëvendësues i momentit të fundit për të lënduarin Frenkie de Jong.
Holanda në Evropian është në grupin D së bashku me Poloninë, Austrinë dhe Francën. Ndeshjen hapëse do ta ketë ndaj do ta ketë ndaj Polonisë më 16 qershor.
LEXO EDHE: