Mesfushori Dani Olmo, që ka pasur paraqitje të mira me Spanjën në “Euro 2024”, të premten ka folur për të ardhmen e tij.
Olmo ka theksuar se klubet që janë të interesuara për shërbimet e tij janë të informuar për klauzolën e lirimit që e ka caktuar Leipzigu.
“Nëse klubet më duan, ata e dinë se çfarë mund të bëjnë. Ka kohë deri më 20 korrik për klauzolën, përndryshe më vonë do të ishin negociata të vështira. Unë kam kontratë me Leipzigun dhe dua të fitoj tituj”, u shpreh Olmo.
26-vjeçari Olmo, në pesë ndeshje të zhvilluara me Spanjën në “Euro 2024”, ka realizuar tri gola. Është në garë edhe për golashënuesin më të mirë të Evropianit Gjermania 2024. Olmo dhe Kane i kanë po ashtu nga tri gola të realizuar.
Klauzola e lirimit për Olmon është 60 milionë euro. Për spanjollin janë interesuar edhe Barcelona e Manchester City. Olmo te Leipzigu është nga viti 2020, kur u transferua nga Dinamo Zagrebi për 29 milionë euro.