Euro 2024

Neville i kënaqur me vendimin e Southgates

Gareth Southgate

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville,  ka dhënë mendimin e tij për selektorin e Anglisë Gareth Southgate, që vendosi të luaj me tre mbrojtës ndaj Zvicrës.

Paraqitja me tre mbrojtës për Nevillen ishte një vendim i mirë që e ka marrë Southgate.

“Mendova se ishte më mirë paraqitja me tre mbrojtës. Gjithmonë më ka pëlqyer të luajmë me tre në vijën e fundit dhe për disa arsye kemi pasur një ekuilibër më të mirë. Mendoj se skuadra i përshtatet dhe ne jemi më të rrjedhshëm në lojë. Unë besoj në performancën por ndonjëherë duhet të kalosh momente të vështira për të fituar trofe. Tani duhet të rrisim nivelin tonë kundër Holandës, të mërkurën”, u shpreh Neville.

Anglia në çerekfinale ndaj Zvicrës në repartin defensiv luajti me Ezri Konsan, John Stonesin dhe Kyle Walkerin.