Euro 2024

Neuer i kënaqur me zëvendësimet që u bënë ndaj Zvicrës

Manule Neuer

Niclas Fullkrug ndaj Zvicrës u aktivizua nga pjesa e dytë dhe realizoi golin e barazimit për Gjermaninë.

Zvicra të dielën mbrëma ka barazuar me rezultat 1:1, ndaj Gjermanisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në “Euro 2024”. Gjermania dhe Zvicra kanë siguruar kualifikimin në një të tetën e finales.

Të hënën, portieri i Gjermanisë Manuel Neuer ka thënë se ishte i kënaqur me zëvendësimet që u bënë ndaj Zvicrës. 

Ai i ka lavdëruar futbollistët që u aktivizuan nga pjesa e dytë për përkushtimin dhe angazhimin e madh në ndeshje.

“Ne nuk ishim aq të mirë gjatë 90 minutave sa dy ndeshjet e para, dhe mendoj se barazimi ishte një rezultat i drejtë. Asnjëherë mos e nënçmoni një ekip, e në veçanti tonën, sidomos me zëvendësimet që ne i bëmë. Lojtarët që u inkuadruan sollën freski në ekip, dhe mendoj se e merituam fitoren”, u shpreh Neuer.