Euro 2024

Morata megjithatë luan ndaj Francës, por mungojnë tre të tjerë

Alvaro Morata - Pedri

Foto: Associated Press

Spanja me shumë mund arriti ta kalojë Gjermaninë në çerekfinale të “Euro 2024” pas fitores 2:1 në vazhdime. 

Në gjysmëfinale ndaj Francës, nuk do të luajnë Pedri i lënduar, si dhe Robin Le Normand e Dani Carvajal, që janë të suspenduar. 

Transmetuesi i ndeshjes e shfaqi në ekran në fundin e ndeshjes për Alvaro Moratan, kapitenin e skuadrës. 

Me kartonin e verdhë, Morata do të mungonte në gjysmëfinale. 

Por, “Diario AS” ka shkruar të shtunën se kartoni i verdhë nuk ishte për Moratan, por është shfaqur gabimisht nga transmetuesi i ndeshjes dhe se kapiteni mund të luajë të martën mbrëma. 

Carvajal dhe Le Normand janë të suspenduar me një ndeshje. Në rast të kalimit të Spanjës në finale, që të dy do të ishin të gatshëm për lojë. 

Gjysmëfinalja Spanja – Franca nis në orën 21:00 dhe luhet në “Allianz Arena”, në stadiumin e Bayern Munichut.