Euro 2024

Megjithatë, Yamali nuk e theu rekordin e Herlovsenit

Lamine Yamal

Lamine Yamal e shkroi historinë me Spanjën në Kampionate Evropiane pasi realizoi gol me 16 vjet e 362 ditë dhe u bë golashënuesi më i ri në këtë garë.

Por, është një futbolliste që e mban rekordin si më e reja që ka shënuar ndonjëherë në Kampionate Evropiane, në të dyja konkurrencat.

Norvegjezja Isabell Lehn Herlovsen shënoi në Kampionatin Evropian për futbolliste në vitin 2005, kur ishte vetëm 16 vjet e 351 ditë.

Ajo realizoi kundër Francës në fazën grupore, dhe me golin e saj, Norvegjia avancoi në fazën nokaut.

Herlovsen është golashënuesja më e mirë e Përfaqësueses së Norvegjisë me 67 gola.