Me golin për 2:0 që e shënoi kundër Italisë në kualifikimin e Zvicrës në çerekfinale, Ruben Vargas ka hyrë në histori të Kampionateve Evropiane.
Ai u bë shënuesi i golit të dytë më të shpejtë në pjesën e dytë.
Vargas realizoi në sekondën e 27-të të pjesës së dytë.
Rekordin e mban rumuni Marcel Coras.
Coras kishte shënuar në Kampionatin Evropian të vitit 1984 kundër Gjermanisë pas 21 sekondave të pjesës së dytë.
Për Zvicrën ishte fitorja e parë ndaj Italisë në 31 vjet, ndërsa u kualifikua në çerekfinale të turneut për herën e dytë të njëpasnjëshme.