Qendërmbrojtësi holandez Matthijs de Ligt tha se ka folur me një psikolog pasi mbeti në stol për ndeshjet e para të Holandës në Euro 2024.
Holanda mposhti Poloninë dhe barazoi pa gola me Francën teksa Stefan de Vrij i Interit ishte përkrah kapitenit Virgil van Dijk në qendër t mbrojtjes.
Lojtari i Bayern Muenchenit kishte shpresuar të startonte dhe tha se kishte folur me një psikolog dhe familjen e tij.
“Këto lloj momentesh mund të jenë të vështira. Unë gjithmonë stërvitem për të përmirësuar veten, kjo nuk është domosdoshmërish ndryshe tani. Ajo që është pak më ndryshe është ndjenja pas një fitoreje. Sigurisht që je i lumtur edhe si zëvendësues”, ka thënë De Ligt. De Ligt për Holandën ka shënuar dy gola në 45 ndeshje.